Rama takohet me ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim këtë të premte ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.

“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Postimin kreu i qeverisë e ka shoqëruar me disa foto nga takimi me ministren kanadeze në Kryeministri.


Pas takimit mes dy delegacioneve, kryeministri Edi Rama duket se e ka njohur Joly edhe me rikonstruksionin e Piramidës së Tiranës që është kthyer në një atraksion për turistët e huaj.

Kujtojmë se më herët, pati një takim mes dy homologeve Xhaçka-Joly ku u bë me dije se qeveria kanadeze ka miratuar marrëveshjen për njohjen e pensioneve.