CDU mesazh Lulzim Bashës dhe i kujton Kuvendit Kombëtar të zgjidhë përçarjen e demokratëve
Po mbahet ndërkohë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Me një video-mesazh Kuvendin e ka përshëndetur dhe Gunther Krichbaum, zëdhënësi i çështjeve evropiane të CDU.
Krichbaum vlerësoi mbledhjen e këtij Kuvendi si një moment shumë i rëndësishëm për partinë dhe demokratët.
Gjithashtu ai bëri thirrje Bashës dhe demokratëve nëse kanë nevojë për mëbshtetje CDU është gjithnjë pranë. Krichbaum vlerësoi edhe SPAK që po bën një punë të mirë për vendosjen e drejtësisë në vend.
MESAZHI I KRICHBAUM:
PD përballet me tendenca përçarëse, por forca krijohet me vendosmëri.
KUDO QË NE, SI CDU MUND TË OFROJMË MBËSHTETJE: NA NJOFTONI!
Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve. Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë.
SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi
Nga 15 kushtet që u vendosën në mars 2020 për hapjen e negociatave, janë plotësuar vetëm katër.
Kuvend Kombëtar jashtezakonisht i rendesishem per bashkepunimin e ardhshem me CDU ne Gjermani.
Kuvendi Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane,
Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë
JU UROJ JU I DASHUR LULZIM BASHA, DHE TË GJITHË BASHKËPUNËTORËVE TUAJ, SHUMË SUKSESE NË KËTË PROJEKT TË MADH E TË VËSHTIRË, POR TË DOMOSDOSHËM!



