““Kuvendi” Brava-Balla”/ Paloka: Vetëm Rakip Suli mungon në sallën e mbushur me punënjës të bashkisë së Kamzës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 12:41
Demokrati Edi Paloka ka ironizuar permes rrjeteve sociale Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike trë thirrur nga Lulzim Basha këtë të shtunë.
““Kuvendi” B-B - Brava-Balla!
Mjaftoi një kalim i kameras tek “delegatët” për të zbuluar që vetëm Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkisë Kamëz.
Siç duket atij ja ka caktuar Tao përgjegjësinë kryesore për të mbushur karriget e L.B me “delegatë””, shprehet Edi Paloka.

