Ballkani afron talentin e rritur te Tirana, Ilir Daja forcon skuadrën me Ismajlgecin

Ish-kapiteni i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është transferuar në Suharekë ku do të luajë gjatë sezonit të ardhshëm në formë huazimi.

Mbrojtësi 26-vjeçar u transferua në muajin janar te skuadra boshnjake e Zrinjski Mostar, ndërsa konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për Ballkanin që sipas të gjitha gjasave do të luajë për të dytin sezon rresht në fazën e grupeve të Conference League.