Darwin hero, Liverpool kthen Newcastle edhe me 10 vetë për 70 minuta (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 19:36

Liverpool i çmendur në “St. James Park” të Newcastle ku skuadra e Jurgen Klopp bëri mrekullinë në pjesën e dytë.
Pasi e gjeti veten në disavantazh të një goli dhe një lojtari për shkak të daljes së Van Dijk me të kuq, në pjesën e dytë skuadra e kuqe tregoi karakter duke barazuar e madje duke u larguar me një fitore shumë të rëndësishme nga transferta delikate e veriut kundër Newcastle.
2-1 triumfuan “The Reds” në fushën e bardhezinjve që kishin kaluar fillimisht në avantazh me Gordon që në minutën e 25.
Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe i jep vazhdimësi sezonit duke u konfirmuar një skuadër e riformatuar pas dështimit në sezonin e kaluar.
