Zyrtare, Roberto Mancini do ta kërkojë Kupën e Botës me…Arabinë Saudite

Zyrtare, Roberto Mancini do ta kërkojë Kupën e Botës
Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë në mënyrë të papritur, ka nënshkruar me Federatën e Arabisë Saudite një kontratë që do ta mbajë të lidhur me këtë projekt deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Mancini do të arkëtojë deri në 30 milionë euro në sezon ndërsa do të ndërtojë gjithë stafin nga e para, sipas kërkesave të tij, hapësirë që sipas Mancinit, nuk e kishte te Italia, i kushtëzuar nga presidenti Gabriele Gravina.

Në këtë mënyrë, Mancini konfirmon zërat që e lidhnin largimin e tij nga Italia me transferimin e mundshëm në Lindjen e Mesme, ndërsa në kampin e kaltër është Luciano Spalletti që ka marrë përsipër projektin e ish-sulmuesit i cili riktheu Italinë në majën e Europës.