Formula 1, vetëm moti i keq ndalon përkohësisht Verstappen, holandezi triumfon në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 18:55
Nuk ka rivalë as në garën e shtëpisë kampioni i botës, Max Verstappen që fiton një tjetër garë, atë të Çmimit të Madh të Holandës. Me Red Bullin e tij të papërmbajtshëm, Verstappen festoi përpara publikut të tij duke qëndruar në vendin e parë deri në flamurin e bardhë.
Ky është suksesi i nëntë rresht sezonal për holandezin, rekord që deri tani e mbante Sebastian Vettel por Max është gati ta thyejë që në garën e ardhshme në pistën e Monza-s.
Dominim me meritë i kampionit që u detyrua të priste për të rinisur garën për shkak të shirave të rrëmbyer që përfshinë pistën në Holandë, ndërsa podiumi u plotësua nga Alonso dhe Gasly.

Pas kësaj gare, Verstappen kryeson me 330 pikë, i ndjekur nga Perez me 201 dhe Alonso me 168.
