Manchester City vuan pa Guardiola-n në stol, fitore me “frena” në Sheffield (VIDEO)

Pep Guardiola nuk ishte i praishëm në stolin e Man. City për transfertën e Sheffield dhe skuadra e ndjeku mungesën e arkitektit të skuadrës barhekaltër.

Trajneri spanjoll i operuar në shpinë do të rikthehet pas ndalesës së kombëtareve ndërsa Erling Haaland ka vonuar disi në ritakimin e tij me golin.

Dukshëm i nervozuar për mungesën e golit, norvegjezi humbi 11-metërsh por e korrigjoi shënjestrën në pjesën e dytë ku gjithçka ndodhi në 10 minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 85 barazimi i Bogle dhe në të 87-tën Rodri me një gol shumë të rëndësishëm që i dhuron skuadrës kampione vendin e parë pa asnjë rival pranë. 9 pikë të plota për Man. City në 3 javë kampionat.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Aston Villa vijoi serinë e sukseseve me triumfin 3-1 në transfertën e Burnley.