As Interi dhe as Juventusi, Lukaku në shënjestrën e…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 07:35
Romelu Lukaku mund të rikthehet në Serie A, por jo te Interi.
Roma është duke kërkuar një sulmues dhe belgu po shihet si alternativa kryesore për repartin ofensiv.
“Gazzetta Dello Sport” ka raportuar se Mourinho ka biseduar me Lukakun dhe i ka kërkuar atij të transferohet te Roma.
Gjithnjë sipas gazetës italiane, Roma pritet të dërgojë ofertë zyrtare te Chelsea për huazimin e belgut me mundësi blerje në fund të sezonit.
