Thiery Henry merr detyrën prestigjoze, ja cilën skuadër do të drejtojë

Thiery Henry merr detyrën prestigjoze, ja cilën skuadër do
Franca U-21 riniset nga Thiery Henry. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës merr drejtimin e skuadrës së “gjelave” të vegjël duke zëvendësuar Sylvain Ripoll pas shkarkimit të këtij të fundit për shkak të dështimit në europianin e fundit ku Francë U-21 u eleminua që në çerekfinale.

Henry, aktualisht edhe aksioner i klubit të Comos në Itali, ka marrë miratimin e Ministrisë së Sportit për të drejtuar blutë në Olimpiadën Paris 2024 dhe misioni i tij është të bindë Kylian Mbappe të marrë pjesë në këtë eveniment.

Deri më tani, ish-kampioni i botës 1998 ka punuar si zv/trajner i Belgjikës, trajner i Monaco, trajner i të rinjve të Arsenalit dhe opinionist ën disa talevizione.