Manchester City pranë talentit francez të Rennes, ka gati 65 milionë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2023, 13:30

Jeremy Doku është shumë pranë transferimit te Manchester City. Pep Guardiola kërkon me çdo kusht të zëvendësojë Riyad Marez i cili u largua te Al Ahli dhe për talentin e Rennes do të paguajë plot 65 milionë euro.
Sipas “Sky Sports UK”, nëse transferimi realizohet, atëherë kjo do të ishte një shifër rekord për klubin e Ligue 1.
Tashmë pritet që sulmuesi i krahut me pasaportë belge të mbërrijë në Manchester për të krzer testet fizike dhe mjekësore. Vetëm pasi të marrë “ok” ai mund të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Citizens”.
