Champions League, Copenhagen me një “këmbë” në fazën e grupeve, Rangers e PSV vendosin në Holandë

Champions League, Copenhagen me një “këmbë” në
U luajtën sonte në mbrëmje tre ndeshjet e para të raundit play off të UEFA Champions League për të hedhur një hap drejt fazës së grupeve. Sfida interesante në tre stadiume por ndeshja më e luftuar ishte ajo e “Ibrox Park” mes Rangers dhe PSV Eindhoven.

4 gola por asnjë fitues mes skocezëve dhe holandezëve që një javë më vonë duhet të rinisen nga ky barazim për të caktuar skuadrën që do të marrë pjesë në fazën e grupeve këtë sezon.

Ndërkohë në Poloni, FC Copenhagen kaloi 1-0 kampionët e Rakow Czestochowa duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër edhe pse ndeshje mbetet e hapur deri në fund.



Më të lehtë nuk do ta ketë as Royal Antwerp që mundi 1-0 AEK-un e Athinës por një javë më vonë duhet të mbrojë avantazhin minimal.