1.2 miliardë euro, klubi që ka shpenzuar shumën rekord vitin e fundit, ja klasifikimi

Chelsea ka arritur të shpenzojë plot 1.2 miliardë euro gjatë vitit të fundit duke afruar disa lojtarë të rëndësishëm.
Presidenti Todd Boehly nuk është kursyer për të transferuar emra me peshë për imazhin e klubit edhe pse rezultatet mungojnë. Moises Caiedo, Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk, Wesley Fofana dhe Marc Cucurella janë disa nga lojtarët që kanë rënduar më shumë në këtë bilanc.
Vendin e dytë në listën e shpenzimeve të vitit të fundit e mban Al Hilal me më shumë se 300 milionë të shpenzuara për të afruar lojtarë si Neymar, Kalidou Koulibaly, Aleksandar Mitrovic, Sergej Milinkovic-Savic, Malcom e Bono.
Arsenal ngjitet në vendin e tretë pasi 120 milionët e shpenzuara për Declan Rice janë një zë shumë i rëndësishëm në buxhetin 250 milionësh të shpenzuar edhe për Havertz e Jurrien Timber.
Më pas klasifikimi vijon me Real Madrid, Bournemouth, Al Ahli, Newcastle dhe Man. United.

