Djokovic po reflekton për kohën e tërheqjes, fitorja ndaj Alcaraz e ka bërë të ndryshojë mendje

Suksesi ndaj Carlos Alcaraz në Cincinnati tregoi se Novak Djokovic është ende në formë shumë të mirë dhe mund të zgjasë karrierën e tij në fushat e tenisit.

Serbi është konkurrues edhe me tenistë shumë më të rinj se vetë ai e kjo mund të ndikojë në vendimin për t’u tërhequr.

Ish-trajneri Radmilo Armenulic flet për mediat serbe duke theksuar se fakti që është ende i freskët dhe në formë, pavarësisht 36 viteve që ka mbi supe, mund ta shtyjë të mendojë për një tërheqje më të vonshme, ndoshta pas 2 vjetësh.