Gjermania në ankth për “Kaizerin”, gjendja shëndetësore e Beckenbauer, shqetësuese

Prej shumë vitesh gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë por gjatë ditëve të fundit është përkeqësuar. Gjermania është në ankth për Franz Beckenbauer. Është Lothar Matthäus i cili jep detaje më të hollësishme në një intervistë dhënë për RTL.
“Ai vetë e ka thënë që shëndeti është gjëja më e rëndësishme në në jetë por ai nuk është në gjendje të mirë. Të shpresojmë që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet sa më shpejt”.
Gjatë ditëve të shkuara, Kaizeri që ka fituar Kupën e Botës në 1974 si lojtar dhe në 1990 si trajner, anuloi takimin në një aktivitet ndërsa në 11 shtator ai mbush 78 vjeç.
Në vitet 2016 dhe 2017 iu nënshtrua dy operacioneve në zemër ndërsa më pas pësoi edhe një infarkt okular. Ai nuk arrin të shikojë pothuajse fare nga syri i djathtë.
