Greenwood mbetet “jetim”, Manchester United e largoi, CR7 nuk e pranon në skuadrën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2023, 22:35

Pak orë pasi Manchester United njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me talentin Mason Greenwood, i cili akuzohet se ka dhunuar të fejuarën e tij edhe pse nuk u hap një proces gjyqësor, Al-Nassr u hodh në sulm për ta afruar por vetoja e vendosur nga Cristiano Ronaldo bllokoi gjithë operacionin.
Gjithçka daton dy vite më parë kur Ronaldo u rikthye te United por talenti 21-vjeçar e cilësoi një lojtar të “vdekur”. Këtë shprehje ai e tha në rrethin shoqëror por fjala u përhap dhe Ronaldo u betua që të mos luante asnjëherë përkrah Greenwood.
Në këtë mënyrë, edhe pse mund të ketë pasur një interes nga Al Nassr apo klubet arabe gjatë kësaj merkatoje, kjo është një derë e mbyllur për Greenëood, i cili duhet të gjejë një alternativë tjetër.
