SHOKUESE/ Pep Guardiola operohet me urgjencë. Ja si është gjendja e trajnerit të Manchester City
Një lajm i papritur ka tronditur dhe jo pak botën e futbollit. Pep Guardiola është operuar me urgjencë për shkak të një problemi në shpinë që e ka shqetësuar gjatë ditëve të fundit trajnerin spanjoll të Manchester City.
Sipas mjekëve, Guardiola do të rikthehet në pankinë pas disa ditëvsh, më saktësisht ai mund të rikthehet të drejtojë menjëherë pas pushimit të kombëtareve në fillim të muajit shtator.
Opak orë më parë, Guardiola u vendos në qëndër të vëmendjes për shkak të përgjigjes së pasjellshme që i kishte dhënë një punonjësi bashkie për parkimin e gabuar të makinës.
Ndeshjet që humbet tekniku katalanas janë ato me Sheffield United dhe Fulham në Premier League. Klubi i Manchester City sqaron se operacionin e ka drejtuesr doktoresha Mireia Illueca në Barcelonë dhe 52-vjeçari është në gjendje shumë të mirë.

