Chelsea i mallkuar, dëmtohet edhe Carney Chukwuemeka

Autori i golit të veëm në transfertën e West Ham, Carney Chukwuemeka do t’i mungojë Chelseat gjatë 6 javëve të ardhshme.
Nëse llogaritet edhe dëmtimi i Nkunku dhe Brojës, atëherë situata bëhet serioze në kampin e skuadrës së Maurizio Pocchetino-s, i cili nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në këtë fillim sezoni.
Mesfushori i krahut të djathtë u dëmtua pikërisht në ndeshjen e fundjavës, ndërsa e la fushën e lojës në pjesën e parë.
Sipas klubit londinez, lojtari anglez do t’i nënshtrohet ndërhzrjes kirurgjikale dhe llogaritur këtu edhe kohën e rikuperimit, ai mund të rikthehet në fushën e lojës gjatë muajit tetor. 19-vjeçari ka pasur një impakt të rëndësishëm pozitiv në lojën e Chelseat dhe trajneri Mauricio Pochettino e konsideron titullar të skuadrës së tij.
