“Paguaj për foton!”, Guardiola i kthen përgjigjen e papritur punonjësit të bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2023, 10:51

Ndërsa kishte parkuar në një rrugë të Manchester-it me pagesë, një punonjës i bashkisë u drejtua te makina e trajnerit Pep Guardiola për të konfirmuar pagesën. Në një moment që tekniku shkoi për t’i treguar faturën, polici bashkiak dukshëm në siklet por edhe i emocionuar i kërkoi të bënin një foto por përgjigja e Guardiolës ishte epike:
“Dëshiron një foto? Duhet të paguash!”

Përgjigje që e surprizoi punonjësin e bashkisë pasi Guardiola u drejtua më pas te makina.

