Serie A acaron tifozët italianë, çmime më të “kripura” për biletat

Serie A acaron tifozët italianë, çmime më të
Kush dëshiron të ndjekë ndeshjet nga stadiumi në Serie A, këtë vit duhet të oaguajë 28 % më shumë.

Krahasuar me sezonin e kaluar, çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm e madje edhe çmimet e abonimeve dhe në këtë mes ata që e pësojnë janë tifozët.

Në rrjetet sociale tifozët janë ngritur në revoltë. Në studim janë marrë si referencë çmimet minimale, çka do të thotë se bëhet fjalë për biletat e sektorëve më popullorë që ndodhen pas portave. Sipas të dhënave, nga 18 eurio mesatarisht, sot tifozët duhet të paguajnë 23 euro.

Me një llogari të thjeshtë, këtë sezon bileta është rritur me pothuajse 1/3 e çmimit të vitit të kaluar dhe kjo pritet të reflektohet në shkallët e stadiumeve të Serie A.