Historike/ Spanja kampione bote për femra, thyen në finale Anglinë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 14:12
Për herë të parë në histori, Spanja shpallet kampione bote për femra në futboll. Vajzat iberike mposhtën në finale Anglinë me rezultatin minimal 1-0. Golin e fitores për Spanjën e realizoi Carmona Garcia në minutën e 29-të.
“Furitë e kuqe” kishin kontrollin total të lojës, por në minutën e 70-të shpërdoruan një shans të artë për të mbyllur llogaritë me ishulloret teksa Hermoso gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me Spanjën që triumfoi në Botërorin që u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re.

