Messi dominon në Kosovë, Ronaldo humbet betejën e emrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 08:05
Agjencia e Statistikave të Kosovës në faqen zyrtare të internetit ka krijuar një opsion përmes të cilit qytetarët mund të kuptojnë se sa persona e kanë emrin e tyre në të gjithë vendin.
Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se në Kosovë ka edhe shumë emra që reflektojnë dëshirat e prindërve në lidhje me futbollin. Kështu, në Kosovë ka 115 persona me emrin Lionel (Messi), 12 Ronaldo, 5 Maldini, 4 Rivaldo, 3 Zidan, 2 Messi, 2 Gerrard dhe 1 Neymar.
Përsa u përket femrave që kanë marrë emra yjesh janë 4 Evra (Patrice Evra), 2 Nesta (Alessandro Nesta) dhe 1 Xhordan (Michael Jordan).
