VIDEO/ Mesfushori shqiptar e nis me supergol sezonin e ri në Bundesliga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 17:13
Elvis Rexhbeçaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes skuadrës së tij Augsburg dhe Borussia Moenchegladbach.
Pjesa e parë ka përfunduar 3-3, derisa golin e parë për Augsburgun e realizoi mesfushori kosovar. Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, kur Rexhbeçaj realizoi një gol spektakolar nga distanca me një gjuajtje tejet të fuqishme për 1-2.
Ky ishte goli i parë këtë edicion për Rexhbeçajn, derisa për Augsburgun titullar është edhe sulmuesi kosovar Mërgim Berisha.
O Augsburg vai perdendo já por 3x1, mas que pancada de Elvis Rexhbecaj no gol do time da casa! ???? pic.twitter.com/Y89GIaJ2xj
— ???????????????????? ???????????????????????????? (@NossoFutebol__) August 19, 2023
