Inter në shenjën e Lautaros, argjentinasi i dhuron Inzaghit fitoren hapëse (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 22:53

Nga një gol për çdo pjesë mjaftoi në Milanon zikaltër ku Interi e nisi sezonin me një fitore të pastër 2-0 ndaj Monzas në një ndeshje ku tregoi se këtë sezon mund të shkojë deri në fund.
Lautaro dhe sërish ai në të dytën për 90 minuta ku zikaltërit testuan pothuajse gjithë skuadrën, përfshirë edhe të rinjtë Arnautovic, Frattesi apo Caicedo e Thuram.
Në krahun tjetër, Monza nuk arriti të bënte shumë edhe pse në momente të veçanta mund ta kishte futur ndeshjen në një drejtim delikat për Inzaghin që gjithsesi mund të gëzojë për këtë sukses pasi u duk qartë që skuadra nënkampione Europe ka ende marzhe të mëdha përmirësimi. Në ndeshjen tjetër, Fiorentina shkatërroi 4-1 Genoa-n në transfertë.
