Real Madrid pothuajse perfekt, Bellingham siguron suksesin e dytë në La Liga (VIDEO)

Real Madrid pothuajse perfekt, Bellingham siguron suksesin e dytë në
Alarmi zgjati vetëm pak minuta në fillim të transfertës së Almerias sepse Real Madrid e ktheu disavantazhin dhe u largua me një fitore bindëse 3-1.

Minutat e para ishin të sikletshme për skuadrën e Carlo Ancelottit që pësoi gol në të tretën me Arribas por 16 minuta më pas, Jude Bellingham dha një shkëndijë të rëndësishme duke justifikuar sërish 130 milionët e paguara për të në llogarinë e Borussia Dortmund.

E konfirmoi sërish veten në minutën e 60 sulmuesi anglez që shënjestroi saktësisht për herë të tretë portën në këtë sezon ndërsa Vinicius vulosi fitoren e “Los Blancos”. Real Madrid ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas dy javëve të para.

VIDEO;

Real Madrid (Goli 1)

Real Madrid (Goli 2)

Real Madrid (Goli 3)