“Camp Nou” i shkatërruar, ja pamjet e stadiumit mitik që po rindërtohet nga e para (VIDEO)
Prej disa javësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit mitik të Barcelonës “Camp Nou” dhe pamjet që po qarkullojnë gjatë orëve të fundit tregojnë një kompleks gati gati të shkatërruar plotësisht.
Punimet kanë nisur me ritëm të lartë ndërsa gjatë dy sezoneve të ardhshme, skuadra e trajnerit Xavi do t’i luajë ndeshjet pritëse në “Estadi Olimpic Lluis” me kapacitet 54 mijë vende që në të shkuarën ka qenë shtëpia e rivalëve të Espanyol.
Stadiumi i ri “Camp Nou” do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro ndërsa kjo është hera e parë që prej vitit 1957 që i nënshtrohet një rikonstruksioni total. Më shumë se 250 punëtorë po punojnë që stadiumi modern i Barcelonës te jëte gati për sezonin 2025-26.
Home under construction! ???? ????️ ????️ pic.twitter.com/DhjsfsJrso
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 17, 2023
