Botërori i femrave/ Suedia fiton "finalen e vogël", shënon edhe futbollistja me origjinë shqiptare

Suedia ka fituar atë që quhet finale e vogël të kampionatit botëror për femra. Suedezet mundën 2-0 vendaset e Australisë.

Kontribut në këtë fitore dha edhe futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani që shënoi golin e dytë në minutën e 62-të, pasi më herët në pjesën e parë kishte shënuar Rolfo me penallti. Ky ishte goli i vetëm i Kosovare Asllanit në këtë botëror.

Kështu Suedia e mbyll në vendin e tretë këtë botëror për femra që u zhvillua në Australi dhe Zelandë të Re. Finalja e madhe do të diskutohet mes Spanjës dhe Anglisë.