“Merkatoja ende e hapur gjatë kampionatit është një skandal”

“Merkatoja ende e hapur gjatë kampionatit është një
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri është një nga ata emra që nuk preferon diplomacinë pasi i thiotë gjërat ashtu si ai i mendon dhe kështu ka vepruar edhe këtë herë.

]Në konferencën e shtypit përrpara ndeshjes së parë të sezonit në transfertën e Lecce-s, numri 1 i stolit bardhekaltër shprehet qartë kundër faktit që merkatoja do të vazhdojë deri në fund të muajit kur të jenë konsumuar 3 javë kamoionat.

“24 orë nga ndeshja duhet të flas për merkaton dhe ky është një skandal ashtu siç është skandaloze që merkatoja hapet edhe në janar. Çfarë janë këto rregulla? Jam shumë i nxehur me këtë fakt sepse në fushën e lojës zbresin lojtarë që e kanë mendjen në vende të tjera. Duhet ta pasqyroni këtë gjë, është një budallallëk me brirë”.