Super-Liverpool fiton edhe me 10 lojtarë, Brighton i papërmbajtshëm (VIDEO)

Liverpool kalon me lojë spektakolare skuadrën e Bournemouth me rezultatin 3-1. Në “Anfield Road” ku MacAllister e la skuadrën me 10 lojtarë në ditën e debutimit, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp tregoi se këtë sezon mund të jetë pretendent serioz për titullin.
Semenyo zhbllokoi ndeshjen por më pas Luis Diaz dhe Salah kthyen në favor situatën ndërsa Mac Allister u largua nga fusha me të kuq në pjesën e dytë por menjëherë më pas Diogo Jota sigloi edhe rrjetën e tretë për suksesin e parë sezonal të Liverpool.
Lojtari që ra në sy në këtë sfidë ishte hungarezi Sobozlai me një penallti të fituar dhe një asist.
Në ndeshjet e tjera, Brighton shkatërroi 4-1 Wolves për të regjistruar suksesin e dytë të thellë në kampionat. Skuadra e De Zerbit i dha një leksion futbolli ekipit të ujqërve. Fitore arriti edhe Brentford që kaloi 3-0 Fulham në kryeqytet.
