Tottenham leksion Manchester United-it, vendosin goli i Sarr dhe Martinez (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 20:23

Spektakël në Londër por Tottenham del i fituar nga supersfida me Manchester United. Një ndeshje shumë e luftuar por e vendosur në pjesën e dytë nga Sarr e autogoli i Martinez edhe pse skuadra e Ten Hag qan rastet e shumta të humbura në pjesën e parë.
Më flagranti u regjistrua në fund nga Bruno Fernandez, i cili nga vetëm 5 metra largësi nuk arriti të shënjestronte portën me kokë.
Më pas Tottenham fitoi terren dhe arriti të imponohej ndaj “Djajve të kuq”.
Manchester United regjistron humbjen e parë që në javën e dytë të Premier League duke mbetur në kuotën e 3 pikëve ndërsa në krahun tjetër, “Spurs” arrijnë suksesin e parë dhe për më tepër në ndeshjen e parë në shtëpi pa bomberin Harry Kane.
