Manchester City nuk është i bukur por fiton, Newcastle dorëzohet në fushën e kampionëve (VIDEO)

Manchester City nuk është i bukur por fiton, Newcastle dorëzohet
Kampionët tregojnë muskujt edhe në mbrëmje të vështira si kjo e sotmja kundër një skuadre aspak komode si Newcastle. Manchester City kalon me vështirësi 1-0 “qymirxhinjtë” në ndeshjen e luftuar në “Etihad” ku vendosi goli i Julian Alvarez që në minutën e parë.

Mbetet sërish thatë Erling Haaland i cili nuk gjen rrugën e rrjetës për të dytën ndeshje rresht dhe për sfidën e katërt zyrtare në pesë të fundit duke përfshirë këtu edhe finalen e Champions League.

Në këmbët e Manchester City u ndie lodhja e sfidës së Superkupës së Europës por në krahun tjetër Neëcastle mund të kishte bërë më shumë edhe pse tregoi karakter në një transfertë shumë të vështirë.

Me këtë sukses, Manchester City ngjitet në krye me pikë të barabarta me Brighton pas dy sukseseve nmë po kaq sfida ndërsa Neëcastle regjistron humbjen e parë sezonale.