Dybala: Ikja nga Juvja, goditje e rëndë. Nëse je inteligjent, vetëm duke i vëzhguar Messin dhe Ronaldo mëson

Argjentinasi i Romes, Paolo Dybala ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Verën e shkuar, pas 7 sezonesh si protagonist në Torino me fanellën e Juventusit, ai u detyrua të largohet mes lotësh, kjo jo për një ofertë të majme, por për strategjinë e klubit dhe të trajenerit Allegri, të cilët e nxorrën jashtë planeve të tyre duke i treguar derën.

Kur u pyet nëse ishte e vështirë të largohej nga Juventusi, Dybala u përgjigj:

“Nuk ishte aspak e lehtë dhe ishte e papritur. Ishte një goditje e rëndë, për mua dhe familjen time. Kanë kaluar shumë vite dhe ishte si shtëpia ime, i njihja të gjithë, stadiumin, tifozët, unë isha kapiteni i dytë...

Ideja ime ishte të vazhdoja atje, por futbolli i ka këto gjëra. Unë nuk jam i pari dhe nuk do të jem i fundit.

I jam dhe do t'i jem mirënjohës klubit që më ka bërë të rritem si njeri dhe si futbollist. Kanë qenë shtatë vite shumë të bukura. Kam fituar trofe, por dhe kam humbur. Me tifozët kam pasur një lidhje shumë të madhe, ata janë shpirti i Juventusit".

Dybala, mes Messit dhe Ronaldos. Paolo luajti me CR7 te Juventus dhe në kombëtare me Messin.

“Të jesh pranë tyre vetëm mëson. Nëse je inteligjent, vetëm duke i vëzhguar, kupton shumë gjëra se si ata punojnë, si kujdesen për veten.

Unë jam i privilegjuar që kam luajtur dhe kam fituar tituj me te dy. Me Cristianon, Juvja ishte një ekip fantastik, por për fat të keq nuk arritëm dot të fitonin Championsin, fituam vetëm kampionation”, tha ai.

E paragjykuar nga Liga Saudite, Dybala iu përgjigj refuzimit të një oferte nga Arabia.

“Sepse ndihem shumë mirë këtu. Te Roma më trajtuan në një mënyrë unike. Gjatë pushimeve vazhdova të bisedoja me Mou-n dhe ne të dy donim të jepnim diçka më shumë.

Ndihesha shumë rehat në të gjitha aspektet dhe nuk me interesojne milionat”, u shpreh sulmuesi argjentinas.