ZYRTARE/ Luciano Spalleti është trajneri i ri i Italisë

Luciano Spalleti emërohet zyrtarisht në krye të stolit të Italisë me një kontratë që e lidh deri në fund të Kupës së Botës 2026. 

Spalleti që u largua nga Napoli pasi fitoi titullin do të pasojë Roberto Mancinin i cili u largua papritur pak ditë më parë. 

Ai do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në vit ndërsa çështja e klauzolës me Napolin do të ndiqet në rrugë gjyqësore nga Fedarata Italiane.