Struga braktis Maqedoninë e Veriut. Ndeshjen play off të Conference League do ta luajë në Shqipëri

Struga kundër islandezëve të Breiblaik do të luajë në "Elbasan Arena". Kushtet jo të mira të stadiumit të Shkupit dhe pamundësia për të vazhduar të luajë në Oher e detyrojnë skuadrën e Shpëtim Duros të gjejë strehë në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, kampionët e vendit fqinjë do ta luajnë sfidën jetike kundër islandezëve në play off në Elbasan ku shpresojnë të kenë edhe mbështetjen e publikut shqiptar.

Lajmin e bën të ditur FSHF që thekson se përballja do të zhvillohet në 24 gusht ora 19:00.