Transferimi në Premier League drejt dështimit për objektivin kryesor të Juventusit, shkak bëhet...
Nikolo Zaniolo ishte pranë transferimit në Premier League për të qenë pjesë e Aston Villas por gjërat duket se nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Mesfushori italian ka kryer vizitat mjekësore me klubin dhe këtu ka ngrirë gjithçka.
Pak kohë më parë, Zaniolo kishte këputur ligamentin kur ka qenë pjesë e Romës dhe mesa duket, dëmtimi nuk ka kaluar 100%. Nga ekzaminimet, është vënë re se lojtari mund të pësojë dëmtime të tjera të shpeshta dhe kjo ka bërë që klubi anglez të stepet nga firma me mesfushorin.
Zaniolo u transferua te Galatasarai nga Roma dhe pak kohë para se të arrinte akordin në Angli, kërkohej nga Juventusi por në fund marrëveshja nuk u arrit. Nëse drejtuesit e Aston Villas nuk binden, atëherë Zaniolo do të rikthehet në Turqi.

