Faza “play-off", arbitrit shqiptar i besohet një tjetër ndeshje në Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 16:58
Arbitri shqiptar i FIFA-s, Juxhin Xhaja do të arbitrojë një ndeshje në fazën play-off në Conference League.
Bëhet fjalë për duelin mes Spartak Trnava-Dnipro e cila do të luhet më 23 gusht në orën 18:30.
Asistentët e tij do të jenë shqiptarët Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Ndërsa asistenti i katërt është përzgjedhur Olsid Ferataj.

