Harry Kane gati për debutimin në Bundesligë, Tuchel: Është impresionues, jep 100% në stërvitje

Bajern Mynih nis sot sezonin e ri në Bundesligë, dhe ndeshja e parë është në transfertë kundër Verder Bremenit. Sot është dhe dita e debutimit të sulmuesit të ri, Herri Kejn. 

Në konferencë për shtyp, trajneri Tomas Tuhel u ndal pikërisht tek anglezi.“Kejn do të startojë nga fillimi, nëse shkon gjithçka mirë në stërvitjen e fundit. 

Ka një ndikim pozitiv tek ne dhe jep 100% në çdo seancë stërvitore, është zbavitëse ta shikosh. I kemi bërë ushtrimet finale, në të cilat ka qenë në gjendje t’i demonstronte kualitetet e tij. Ka qenë impresionues”, u shpreh tekniku.