Rey Manaj në Turqi, më në fund sulmuesi shqiptar gjen një skuadër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 13:30

Sivasspor i jep një shans sulmuesit lushnjar, Rei Manaj, prej disa mjuajsh pa një skuadër ku mund të luajë.
Sipas mediave në Spanjë, Manaj do të nënshkruajë për 3 sezone me klubin e Sivasspor ndërsa do të vizitojë qytetin turk të premten ku do të zhvillojë testet mjekësore dhe ato fizike e më pas do të hedhë firmën në kontratë duke dhënë sinjale pozitive edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho.
Rey Manaj shkon me parametra zero te Sivasspor, ndërsa që prej muajit shkurt, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Watford, ishte lojtar i lirë. Gjatë javëve të fundit, interesim për Manajn kishte pasur edhe nga Sampdoria e Frosinone.
