Pep Guardiola i pakrahasueshëm, në Europë është pothuajse pa rivalë

Pep Guardiola i pakrahasueshëm, në Europë është
Suksesi i fundit në finalen e Superkupës së Europës në Athinë ishte trofeu i 36 për Pep Guardiola-n si trajner. Një karrierë shumë më e pasur si trajner se sa si lojtar por telkniku katalanas nuk synon të ndalet këtu.

Deri tani, Guardiola ka koleksionuar 7 kupa europiane, 1 më pak se Carlo Ancelotti që numëron 4 Champions dhe 4 Superkupa të Europës. Gjithsesi, Guardiola bëhet i pari trajner në histori që fiton Superkupën me tre skuadra të ndryshme, Bayern, Barcelona dhe City.

Me katalanasit ai ka fituar 14 trofe, 7 të tjerë me Bayern Munchen dhe në Angli me bardhekaltërit e ka pasuruar muzeun me 15 kupa.