Premier League nis pa surpriza, fitojnë ekipet e mëdha
Premier League 2023-24 ka startuar këtë fundjavë, me ekipet e mëdha që kanë zbritur në fushë dhe kanë fituar ku mes tyre bie në sy fitorja Newcastle që ka shkatërruar Aston Villa-n me rezultatin 5-1.
Manchester City e ka pasur të lehtë ndaj Burnley ku ka triumfuar me rezultatin 0-3. Arsenal ka mundur 2-1 Nottingham Forest. Për herë të parë pa Harry Kane i shitur tek Bayern, Tottenham ka zbritur në fushë ndaj Brentford, në fushën e këtyre të fundit, debutimi i Ange Postecoglou në stolin e Spurs ka qenë me një barazim 2-2.
Supersfida e javës së parë të Premier League ka përfunduar në barazim 1-1 në “Stamford Brigde” mes Chelsea dhe Liverpool.
Ka qenë Liverpuli që është shfaqur më dominues në startin e duelit, duke krijuar rastet më të mira me Salah, derisa gjeti golin e avantazhit me anë të Luis Diaz ne minutën e 18 të takimit.
Në minutën e 29-të të takimit Aleksander Arnold ka dhën një assist për Salah i cili nuk e ka pasur aspak të vështirë për të shënuar por ky gol është anulluar për pozicion jashtë loje.
Të kuqtë vazhduan të kërcënonin portën e vendasve, por u goditën nga barazimi i mbrojtesit Axel Disasi i blerë këtë sezon nga Monaco. Në min e 37 të takimit, një përgjumbje e mbrojtjes së Liverpool gjen të lirë përpara portierit, Disasi i cili nuk e ka aspak të vështirë për të realizuar. Disasi debuton kështu me gol në Premier League.
Vetëm 2 minuta më vonë, në të 39-ën, Ben Chilwell do të kalonte vendasit në avantazh, por ndërhyrja e VAR anullon gjithçka, dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Pjesa e dytë ishte më me pak raste nga të dyja skuadrat. Në minutat e fundit të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë që të merrnin fitoren, por nuk ia arritën.


