Liverpool shumë pranë mesfushorit të talentuar belg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 12:15
Romeo Lavia në radarin e Liverpool që ka përqëndruar gjithë vëmendjen te mesfushori i Southampton pas dështimit të tentativave për të transferuar Moises Caicedo.
70 milionë euro ka ofruar klubi “The Reds” duke bindur bardhekuqtë të cilët kanë ndezur “dritën jeshile” për lojtarin belg. Bashkë me Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister, Lavia do të formojë treshen e mesfushës së Liverpool që e ka rindërtuar nga e para këtë repart pas largimeve të Keita, Henderson dhe Milner bashkë me Firminho.
Në rastin e mesfushorit belg, edhe Chelsea ka qenë në garë për ta afruar por blutë shoenzuan 133 milionë për Caicedo dhe buxheti i tyre është limituar ndjeshëm për një goditje tjetër të madhe.
