Goditje e bujshme, Real Madrid zyrtarizon zëvendësuesin e Courtouis

Goditje e bujshme, Real Madrid zyrtarizon zëvendësuesin e Courtouis
Real Madrid e kishte kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshëm ndërsa në portë nuk kishte asnjë plan për të shpenzuar por dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtouis ndryshoi gjithë planet dhe brenda pak ditësh klubi punoi që t’i jepte Ancelotttit një emër të besueshëm për portën.

Sot është zyrtare, Kepa Arizabalaga është portieri që do të zëvendësojë belgun dhe ai është bërë zyrtarisht lojtar i skuadrës Los Blancos që e ka huazuar pa të drejtë blerjeje.

U ble në vitin 2018 për shumën rekord 80 milionë nga Athletic Bilbao dhe sot rikthehet në Spanjë për të ruajtur katërkëndëshin për shkak të dëmtimit që mund ta mbajë Courtouis jashtë fushave për gjithë sezonin.