Partizani me ndryshime në mesfushë, ja formacioni i mundshëm i "Demave" për ndeshjen në Conferencë League ndaj Escaldes
Partizani do të luajë sot ndeshjen e kthimit për turin e dytë kualifikues të Conferencë League, ndaj Atletico Escaldes. Sfidën e parë në transfertë "Demat e kuq" e fituan minimalisht 1-0.
Partizani do tentojë kualifikimin në stadiumin "Air Albania", por kërkon të bëjë edhe një lojë bindëse. Për ndeshjen në Tiranë, trajneri Zekic mund të bëjë disa ndryshime në formacion. Në mbrojtje mund ta nisë sërish titullar Sembene, pasi Zekic ka nevojë për një lojtarë të fortë në mbrojtje.
Në mesfushë Zekic mund të zgjedhë Taipin, me një mes Muratajt dhe Mehmetit që pritet ti lirojnë vendin ish kapitenit të Kukësit. Në sulm, Grezda dhe Da Silva janë në balotazh por trajneri i Partizanit pritet ti bësojë sërish Grezdës. Në portë do jetë Qirko, mbrojtja do përbëhet nga Hadroj, Sembene, Sota dhe Atanaskovski.
Në mesfushë do jetë Rrapaj, Taipi dhe një mes Mehmetit dhe Muratajt. Sulmi do pëbëhet nga Grezda, Mba dhe Cara. Ndeshja mes Partizanit dhe Atletico Escaldes nis në orën 20:45 në stadiumin "Air Albania".


