Praga nën ujë, pritet rihapja e digave
Rreshjet e dendura të shiut duket se po nxjerrin jashtë kontrollit situatën në Evropën qwndrore. Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke janë rritur ndjeshëm gjatë natës, e ndërsa autoritete u detyruan të marrin masa të tjera. Në kryeqytetin Pragë janë vënë bariera të tjera metalike për të përballuar përmbytjet në një kohë kur lumin Vltava sa vjen dhe fryhet.Përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë të paktën shtatë të vdekur në Republikën Çeke dhe dy të tjerë në vendet fqinje Austrinë.Gjermania ka hedhur në terren ushtrinë për të ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes. Në qytetin Passau të Bavarisë, përmbytjet kanë arritur tashmë një nivel që nuk ishte parë që prej shekullit të 16-të. Në Republikën Çeke rreth 3,000 njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nëpër perëndim të vendit.Rrugët kryesore në shumë pjesë të Europës Qëndrore janë të mbyllura dhe shërbimet e trenave nuk punojnë. Furnizimi me energji është ndërprerë si masë parandaluese.Kryeministri çek, Petr Necas mblodhi kabinetin me urgjencë për koordinimin e operacioneve dhe 1 mijë trupa u thirrën për të ngritura barriera metalike përgjatë lumenjve dhe mbushjen me thasë rëre. Në Gjermani, parashikohet që shirat e rrëmbyeshëm të vazhdojnë, dhe të përkeqësojnë situatën në lumenjtë e Danubit dhe Init. Passau dhe Rosenheim ndodhen në gjendje emergjence. Në Austri, shërbimi meteorologjik thotë se sasia e reshjeve në dy ditët e fundit, ka qenë sikur të binin dy muaj shi.