Kontrovers si gjithmonë, tenisti i talentuar australian bën deklaratën e fortë

Nick Krygios nuk ndryshon, ai ngre "tym" edhe kur nuk luan në fushën e tenisit. Nuk preferon diplomacinë raketa australiane që me një menaxhim më të mirë të vetes mund të renditej mes më të mirëve të këtij sporti sepse talenti nuk i mungon.
Ai e pranon se bën një jetë të çrregullt dhe shton se nuk ka një trajner ndërsa në turnetë e mëdhenj i preferon të frekuentojë klubet e natës. Në një intervistë për “Ultimate Tennis Showdown” të Los Angeles, 28-vjeçari pranon gjithçka:
“Nuk ka asnjë mundezi, zero, absolutisht jo. Vëlla, nuk ka asnjë mundësi që unë të luaj tenis deri në moshën 33-vjeçare. Kyrgios që luan deri 33 vjeç është një çmenduri, nuk do ta bëj. Të premtoj që kur të largohem nga tenisi nuk do të më shikoni më kurrë. Po plakem. Tani jam 28 por me jetën që bëj është sikur jam 57 vjeç”.
