Derbi italian në SHBA, Juventus mund Milanin me penallti (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 08:29

Përballjen e parë të sezonit të ri përtej Atlantikut e fiton Juventusi. Milani dorëzohet 6-5 pas lotarisë së 11-metërshave edhe pse miqësorja amerikane nuk i përmbushi pritshmëritë për ata që u zgjuan për ta ndjekur në orët e para të mëngjesit.
Thiaw zhbllokoi me një goditje me kokë por Danilo barazoi. Më pas ishin Giroud dhe Rugani që shtuan edhe dy rrjeta të tjera por amerikanëve barazimet nuk u pëlqejnë dhe nga lotaria e penalltive gaboi Romero ashtu si Iling dhe Pobega.
Nuk arriti të shënonte as Kostic bashkë me të riun Bartesaghi dhe ishte i riu Soulé që në Los Angeles çertifikoi suksesin e skuadrës së Massimiliano Allegrit.
