Shehi vlerëson paraqitjen e Tiranës në transfertën e Stambollit
Orges Shehi është i kënaqur me atë që Tirana tregoi në fushën e lojës, pavarësisht humbjes. Disfata 3-1 ndaj Beshiktash është e pranueshme për teknikun që gjithsesi tjekson se goli i tretë mund të ishte evituar.
"E mira nuk ka fund, por sigurisht që jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Edhe pse ka disa mënyra apo episode që mund të bënim më mirë. U munduam të ndryshojmë vendosje që të mos i jepnim gjerësi kundërshtarit se aty po vuanim. Kur bëmë ndryshimet, ishim më të ekuilibruar. Deri diku jam i kënaqur.
Jemi të ndërgjegjshëm dhe dimë forcën e kundërshtarit, pas një ndeshje të parë dhe informacioni më të saktë. Se realisht nuk kishim informacione se nuk kishin bërë ndeshje zyrtare. Tani kemi panoramë më të qartë për mënyrën se si të vendosemi dhe interpretojmë ndeshjen.
Edhe pse kundërshtari sidomos në pjesën e parë ishte në zotërim të topit dhe kërkonte gjerësi nga krahët, ne golat i kemi pësuar në tranzicion. Të parin me krosim nga linja e dytë, mendoj se ishin të evitueshëm edhe për mënyrën se mund ta interpretonim më mirë. Se sidomos goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet".
