Tronditet Botërori i Femrave, kolumbiania që fitoi betejën me kancerin, rrëzohet papritur në fushë (VIDEO)

Tronditet Botërori i Femrave, kolumbiania që fitoi betejën me
E nisi Kupën e Botës së femrave me tre gola që në ndeshjen e parë kundër Koresë së Jugut por pak orë më vonë në stërvitjen e skuadrës u shtri në fushë.

Bëhet fjalë për 18-vjeçaren kolumbiane, Linda Caicedo, një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, e cila vetëm 6 muaj më parë fitoi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e kancerit.

Ajo u rrëzua teksa po vraponte bashkë me shoqet e skuadrës së Kolumbisë në qëndrën stervitore ku është akomoduar skuadra për Kupën e Botës 2023. Mjekët i erdhën menjëherë në ndihmë ndërsa mësohet se ajo humbi ndjenjat për rreth 90 sekonda.