Drita shtang Viktoria Plzen, nuk reziston Dukagjini në Prishtinë

Mbrëmje me dritëhije për dy skuadrat kosovare në UEFA Conference League ku Drita e Gjilanit bëri një ndeshje heroike në Çeki kundër Viktoria Plzen.

Skuadra nga juglindja e Kosovës ndali gjigandët vendas në një barazim pa gola që mund t’i shërbejë shumë një javë më pas në “Fadil Vokrri” për të synuar kualifikimin në fazën tjetër.

Edhe pse nuk e regjistroi asnjë goditje drejt portës, Drita arriti t’i bëjë ballë ekipit vendas që ka dominuar në dy dekadat e fundit në Çeki.

Ndërkohë në Prishtinë ishte Dukagjini që në sezonin debutues europian priti Rijeka-n. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku pa shumë eksperiencë në këto nivele, u thye 0-1 dhe e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.

Drita shtang Viktoria Plzen, nuk reziston Dukagjini në Prishtinë

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Niko Jankovic, i cili i siguroi fitoren Rijekë-s në minutën e 30 të takimit. Shumë pak shpresa në ndeshjen e kthimit për skuadrën nga Klina që gjithsesi mbetet ende në lojë.