Çështja "Negreira", UEFA merr vendimin për Barcelonën

Barcelona mund të luajë në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm pasi UEFA ka pezulluar përkohësisht hetimet për çështjen "Negreira".

Sipas komunikatës, hetimi mund të rikthehet nëse do të ketë prova të reja që e vendosin në vështirësi klubin në lidhje me akuzat se ka korruptuar arbitrat në Spanjë duke paguar zv.presidentin e shoqatës. 

Barcelona i ka paguar 7.5 milionë euro në 18 vite Enriquez Negreira-s, ish-zv.presidenti i Shoqatës së Arbitrave dhe nën hetim për këtë janë 4 presidentë të Barcelonës në vitet 2001-2019.